-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj Top Channel, zbardhet dëshmia e ish-dhëndrit të Pal Kolës: Ja pse ishte në Vlorë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me shoqërimin në polici të Roberto Papcit (ish-dhëndri i Pal Kolës), i cili u ndalua nga policia pas të shtënave me armë ndaj televizionit “Top Channel” që ndodhi pas mesnatës së të dielës dhe i vrarë mbeti roja i sigurisë, 60-vjeçari, Pal Kola.

Bashkë me ish-dhëndrin e Pal Kolës u ndalua nga policia edhe Agostin Tonaj. Ndalimi i tyre ndodhi në Vlorës rreth orës 3 të mëngjesit të së hënës.

Pas shoqërimit ata janë marrë në pyetje shkurtimisht nga DVP Vlorë, për t’iu dorëzuar më pas DVP Tiranë për veprime të mëtejshme dhe me pas janë lënë të lirë. Sipas Ora News gjatë seancës së pyetje të dy kanë mohuar përfshirjën apo dijeninë për sulmin tek godina e televizionit kombëtar Top Channel”.

Gjatë komunikimit Roberto Papçi u ka thënë policisë së Vlorës se ishte në këtë qytet për të blerë një makinë. Roberto Papçi ka qenë bashkëshorti i vajzës së Pal Kodrës, por prej dy vitesh ata ishin ndarë.

Sipas burimeve ndarja nuk ka ndodhur me mirëkuptim për shkak të kujdestarisë së fëmijës që ka çifti. Ndaj këtyre dy personave janë kryer teste të gjurmës së barutit, apo marrjes së gjurmëve të gishtërinjve.

Sipas hetimeve, në ngjarje ka dyshime që kanë qenë 5 persona që kanë marrë pjesë.

Mjeti tip “Range Rover” që u përdor nga atentatorët, kishte ardhur drejt godinës së këtij televizioni nga rruga e Mëzezit, ndërsa thuhet se ka marrë sinjalizim nga një person që mendohet se ka ecur në këmbë pak para ngjarjes.

Ky i fundit dyshohet se ka studiuar terrenin dhe pasi ka parë që rreth orës 12:30 kanë dalë shumë punonjës të televizionit që kanë lënë turnin, ka sinjalizuar atentatorët. Më pas ai është larguar me mjetin e tij që e kishte parkuar pranë vendngjarjes.

Ndërkohë, në automjetin që kreu sulmin udhëtonin 3 persona, ku 2 prej tyre hapën zjarr në drejtim të godinës së Top Channel dhe më pas u larguan drejt autostradës Tiranë-Durrës, dhe dogjën mjetin në Kavajë, ndërsa priteshin aty nga dy automjete të tjera, një BMW dhe një Audi./PrishtinaPress/.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img