Site icon PrishtinaPress

Sulmi ndaj Sylës cilësohet nga autoritetet si terrorizëm

Autoritetet e sigurisë në vend e ka rikualifikuar sulmin ndaj gazetarit Valon Syla si terrorizëm.

Me këtë rast tani do të merret Prokuroria Speciale e Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur gjatë emisionit Pressing në T7, autori i emisionit, Leonard Kerquku.

“Po më thënë burimet nga strukturat e sigurisë. Rasti është rikualifikuar si terrorizëm. Me këtë rast tani po merret Prokuroria Speciale”, tha ai.

Analisti dhe gazetari Syla është sulmuar dje nga tre persona në lokalin “Image” në Prishtinë.

Sulmi i tij kishte ndodhur pasi kishte mbaruar debati në Pressing të T7. Syla tha sonte se sulmi ndaj tij ka qenë i planifikuar dhe i mirë-menduar.

Tre persona, të rinj janë arrestuar për sulm kundër gazetarit Valon Syla.

Paparaci ka zbuluar se ata janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani./PrishtinaPress/

Exit mobile version