Site icon PrishtinaPress

Sulmi ndaj Muhaxherit, Agusholli: Akt i shëmtuar dhe i pabesë, organet e rendit të ndërmarrin masa

Deputeti i LVV-së, Gramos Agusholli ka reaguar pas sulmit ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxherit.

Këtë sulm ndaj kryetarit të Pejës, Agusholli e quan akt të shëmtuar dhe të pabesë, njofton Klankosova.tv.

“U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë. Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Exit mobile version