Site icon PrishtinaPress

Sulmi ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi, reagon kryekuvendari Konjufca

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nëpërmjet një reagimi në Facebook ka dënuar sulmin ndaj gazetarit të Nacionales, Vullnet Krasniqi i cili u sulmua sot në Prizren.

Konjufca ka thënë se pengimi i punës së gazetarëve dhe fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranueshme.

“Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.”, tha Konjufca.

Ai u ka bërë thirrje organeve të rendit ta hetojnë rastin.

Ky është postimi i plotë:

Pengimi i punës së gazetarëve apo fyerjet gjatë kryerjes së detyrës janë të papranushme. Si të tilla, i dënoj me bindjen se nuk i shërbejnë aspak synimeve tona si shoqëri.

Media përbën hapësirën dhe mjetin përmes të cilit fjalët dhe qëndrimet e shprehura publikisht gjejnë mundësinë për shtrirje dhe trajtim më të gjerë të një çështjeje, ndërsa pengimi i gazetarëve është njëkohësisht mbyllje e hapësirës publike dhe tkurrje e vlerave demokratike.

Bëj thirrje që organet kompetente ta hetojnë dhe vlerësojnë rastin menjëherë në kuadër të përgjegjësisve dhe detyrave të tyre përkatëse.

 

Exit mobile version