-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi ndaj autobusit kosovar në Serbi, KMDLNj pyet: Ku janë reagimet

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), ka pyetur se ku janë reagimet për autobusin e sulmuar në Serbi i cili po udhëtonte nga Kosova për në Gjermani.

KMDLNj në reagim thekson se qytetaret e Kosovës përballen me shumë vështirësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi.

“Qytetarët e Kosovës gjatë kalimit nëpër Serbi përballen me shumë pengesa dhe rreziqe, që nga pritja disaorëshe  (e qëllimshme) nga autoritetet serbe, gjobitja me dënime të larta, konfiskim i dokumenteve, vedhje të gjësendeve në veturë, ndalime policore disaditëshe që, për të mos e humbur vendin e punës në shtetet ku punojnë detyrohen të paguajnë shuma të larta”.

“Pastaj ka edhe arrestime, kryesisht të dyshuar se kanë qenë në UÇK-ë të cilët i mbajnë një kohë për t’i liruar pastaj e që nuk është rasti me Nezir Mehmetajn që po mbahet thuaja dy vite i arrestuar. Madje, kishte raste kur edhe gjuetarët nga Kosova ishin arrestuar, ishin akuzuar për terrorizëm dhe pasi kishin paguar shuma të mëdha të parave, ishin liruar”.

“Ndërkaq, sulmet ndaj veturave dhe autobusve ishin të shpeshta andaj KMDLNj-ë disa herë pati rekomanduar bashkatdhetarët që të shmangin Serbinë gjatë ardhjes apo largimit nga Kosova. Kurse reagimi i institucioneve të Kosovës ishte simbolik e ndërkombëtarë këto sulme as që i përmendnin ndonëse në këtë mënyrë shkileshin të drejtat e njeriut, që nga liria e lëvizjes deri e drejta për jetë”, thuhet në reagim.

“Thuaja në të njëjtën kohë në Kosovë, në rrethana ende të pasqaruara u plagosën një serb i moshës 21 vjeçare dhe një fëmijë i moshës 11 vjeçare dhe, si i dyshuar u arrestua pjesëtari i FSK-së, A.K., 33 vjeçar. Pas kësaj ngjarjeje, ende pa filluar hetimet filloi një fushatë e linçimit publik të A.K. Nga krerët e institucioneve të Kosovës,  nga ndërkombëtarët kujdestarë, nga politikanët e Serbisë, nga pjesa llaskuce e shoqëtosë civile të Kosovës, nga kisha ortodokse serbe dhe, mungoi vetëm edhe reagimi i Papë Françeskut”.

“U nxorën cilësime se FSK është e njëjtë me ushtrinë kriminale të Millosheviqit, se duhet të turpërohemi se jemi shqiptarë, se Kosova u dëmtua rëndë në skenën ndërkombëtare dhe pallavra tjera, krejtësisht të pambështetura në fakte dhe në kundërshtim me normat elementare morale. Në reagim , KMDLNj-ë ka kërkuar që të pritet përfundimi i hetimeve, të mos paragjykohet rasti, të mos zbatohen standarde të dyfishta gjatë reagimeve dhe të mos ndërhyhet në pavarësinë e institucioneve përgjegjëse për trajtimin e këtij rasti”, vazhdon reagimi.

KMDLNj përmendi edhe rastin e plagosjes së dy serbëve, ditë më parë.

“Ashpërsia, brutaliteti, anshmëria dhe shantazhimi përmes reagimeve publike të papërgjegjshme e ka vënë në pozitë diskriminuese të arrestuatin A.K., i cili duket të jetë shpallur fajtor ende pa filluar gjykimi që nuk garanton një proces të drejtë, të pandikuar dhe të paanshëm gjyqësor e që garantohet edhe me Kushtetuten e Kosovës,  Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut si dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, thuhet në reagim.

“Këto reagime publike politike vendore dhe ndërkombëtare në fakt përbëjnë ndërhyrje flagrante në hetuesi prandaj, në këto rrethana kërcënimi nuk ka prokuror që ka guxim të marrë vendim në përputhje me provat por se vepron në bazë të inercionit për të mbijetuar dhe ruajtur vendin e punës. Në këtë mënyrë po shkelet rëndë parimi juridik i prezumimit të pafajësisë. E turpshme, patolerueshëm e turpshme”, deklaron ky këshill.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img