Site icon PrishtinaPress

Sulmi me thikë në Ferizaj, Makreshi: Dënim të merituar për këso akte terroriste e raciste

Resul Makreshi, zëvendësministër në Ministrinë e Industrisë, ka reaguar për sulmin e katër qytetarëve rom, ashkali dhe egjiptian në Ferizaj, të cilët u sulmuan me thikë nga një qytetar.

Ai ka kërkuar dënim të merituar për këtë sulm.

“Ne besojmë që institucionet e vendit tashmë janë duke e trajtuar shumë seriozisht këtë çështje, duke e zbatuar ligjin, dhe në asnjë rrethanë nuk do ta lënë pasdore, në menyrë që të mos krijohen motive tjera të natyrës dhe arsyjes së tillë diskrimunuese, e deri tek vrasjet e pafajshme.

Unë ju dëshiroj shërim të shpejë të plagosurve, dhe lutemi që të mos përseriten situata të tilla më!

Dënim të merituar për këso akte terroriste e raciste!” – ka shkruar Makreshi.

Exit mobile version