3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sulmi me armë ndaj Top Channel, reagon Rama dhe Begaj

Kreu i qeverisë Edi Rama ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë mesnatës pranë ambienteve të Top Channel.

Kryeministri është shprehur përmes një postimi në Tëitter, se agresioni kriminal nga televizionit kombëtar duhet të marrë një përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese.

“Agresioni kriminal ndaj TCH me pasojë edhe një humbje jete të personelit të sigurisë, kërkon përgjigje të qartë nga agjencitë ligjzbatuese! Ngushëllime familjes së të ndjerit dhe krejt bashkësisë së TCH, e cila meriton solidaritetin e të gjithëve në këtë moment kaq shqetësues!”, shkruan Rama.

Gjithashtu ka reaguar edhe Presidenti Bajram Begaj duke u bërë thirrje organeve ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt ngjarjen.

Postimi i Begajt:

Ngjarje vërtet e rëndë ajo e orëve të para të mëngjesit, ku godina e televizionit kombëtar “Top Channel” është qëlluar me armë, e ku për pasojë ka humbur jetën roja i sigurisë Pal Kola.

Teksa i shpreh ngushëllimet e mia familjes së z. Kola, inkurajoj organet ligjzbatuese ta zbardhin sa më shpejt dhe me përgjegjshmërinë më të lartë këtë ngjarje kriminale./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img