Site icon PrishtinaPress

Sulmi me armë ndaj Top Channel, policia zbarkon në shtëpinë e reperit

Reperi Kleviol Ahmeti i njohur kryesisht në rrjete sociale si “Cllevio Serbiano” përmes një videoje në Tik Tok ka deklaruar se policia ka zbarkuar në shtëpinë e tij pas sulmit me armë ndaj ambienteve të Top Channel ku mbeti i vrarë roja i sigurisë.

Policia nuk ka sjellë ende asnjë njoftim zyrtar mbi ngjarjen e ndodhur gjatë natës. Sa i përket deklaratës së personazhit të rrjeteve sociale Vllevio ende nuk është konfirmuar vërtetësia e saj. Në videon që ka bërë Cllevio mohon të jetë i përfshirë ndërsa nuk u ka kursyer ofendimet ndaj Top Channel.

Për shkak të gjuhës jo etike që përmban videoja ajo nuk është publikuar në faqen tonë.

Exit mobile version