Tabloidet britanike kanë publikuar pamjet e arrestimit të autorit të dyshuar për ngjarjet e njëpasnjëshme në Nottingham, ku janë shënuar tre viktima dhe janë plagosur tre të tjerë pasi agresori tentoi t’i shtypë me furgonin që drejtonte.
Pamjet tregojnë momentin kur agjentët e armatosur rëndë të Antiterrorit britanik shtrijnë në tokë autorin e dyshuar duke e gjunjëzuar nëpërmjet një pistolete elektrike.
Përpara se të përdornin teaser, oficerët e tërhoq zvarrë nga një furgon të dyshuarin dhe e mbërthyen me duart pas koke në një trotuar.
Video e filmuar nga një dritare në katin e sipërm përmes skelave tregon oficerët që nxitojnë t’i vendosin prangat të dyshuarit.
Policia e Nottinghamshire më vonë konfirmoi se i arrestuari për ngjarjen është një 31-vjeçar, i cili u ndalua nën dyshimet për vrasje.