Ambasada e Kosovës në Pragë ka reaguar pas sulmit duke u bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ka vënë edhe numrin në dispozicion për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.

Njoftimi i plotë:
Pas raportimeve për një sulm të armatosur në qendër të Pragës, përkatësisht në Fakultetin e Filozofisë, Universitetin e Karlit.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Pragë ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.
Ju lutemi kontaktoni Ambasadën në
+420 257 217 775 për çdo kërkesë për ndihmë konsullore.