Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin fizik ndaj kryeministrit Sali Berisha sot në protestë.
Deklaratë e Kryeministrit Edi Rama:
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dënon pa asnjë ekuivok aktin e pajustifikueshëm e të patolerueshëm të dhunës mbi organizatorin dhe udhëheqësin e protestës së sotme! Dhuna s’ka qenë, s’është e s’do jetë kurrë një mjet për të adresuar çfarëdo çështje apo shqetësimi dhe kushdo e përdor këtë mjet duhet të përballet me të gjithë forcën e ligjit./Prishtinapress/