Të paktën tre persona u vranë dhe një ndërtesë e konsullatës kineze u dëmtua në natën e tretë të sulmeve ajrore në qytete në Ukrainën jugore, thanë zyrtarët lokalë.
Guvernatori i Odesa, Oleh Kiper postoi një foto që tregon të paktën një dritare të thyer në konsullatën kineze në qytetin e Odesa. Nuk ka shenja për dëmtime të tjera.
Pekini, një aleat i Moskës, nuk ka komentuar ende incidentin. Dje të mërkurën, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se 60,000 ton produkte bujqësore të destinuara për në Kinë u shkatërruan në një sulm në portin e një qyteti tjetër ukrainas.
Moska thotë se po ndërmerr “sulme hakmarrëse”, disa ditë pasi u tërhoq nga një marrëveshje për eksportin e grurit përmes Detit të Zi dhe fajëson Ukrainën për shpërthimet në urën e Krimesë, të cilën e përdori për të transportuar municione.
Sipas forcave të armatosura të Ukrainës, Rusia lëshoi 19 raketa dhe 19 dronë gjatë natës. Pesë raketa dhe 13 prej këtyre avionëve u rrëzuan.
“Terroristët rusë vazhdojnë përpjekjet e tyre për të shkatërruar jetën e vendit tonë. Të gjithë së bashku do ta kalojmë këtë kohë të tmerrshme. Dhe ne do t’i rezistojmë sulmeve të së keqes ruse”, shkroi Zelensky në aplikacionin Telegram.
Në Odessa, një roje sigurie u vra dhe tetë persona të tjerë, përfshirë një fëmijë, u plagosën, tha Kiper.
Në Mykolife, një çift u vra, sipas kryebashkiakut Oleksandr Senkevich. Guvernatori rajonal Vitaly Kim raportoi më herët se 19 persona u plagosën dhe shumë ndërtesa u shkatërruan në qytet. Zjarrfikësit luftuan për të vënë nën kontroll një zjarr të madh në një ndërtesë trekatëshe, çatia e së cilës u shemb. /Abc news