Site icon PrishtinaPress

Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë ‘një gabim strategjik’, thotë Irani

Irani, i cili armatos, stërvit dhe mbështet Houthit, i është përgjigjur sulmeve gjatë natës nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja.

Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian thotë se Irani i ka dhënë “një mesazh dhe paralajmërim serioz” SHBA-së se sulmet e tyre në Jemen janë një “gabim strategjik”, raporton BBC.

“Veprimi që SHBA-ja dhe Britania e Madhe kryen së bashku dhe sulmuan zonat në Jemen është një kërcënim për paqen dhe sigurinë në rajon dhe është intensifikimi i shtrirjes së luftës”, citon agjencia zyrtare e lajmeve IRNA, Amir-Abdollahian.

Amir-Abdollahian po qëndron në Nju Jork për një takim të ministrave të jashtëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të diskutuar situatën në Lindjen e Mesme.

Exit mobile version