1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sulmet ajrore izraelite godasin kampin më të madh të refugjatëve në Gaza, lenë dëme katastrofike

Forcat izraelite kanë sulmuar më raketa një kamp refugjatësh në Gazën veriore, ku sipas tyre vranë një komandant të lartë të Hamasit përgjegjës për sulmin e 7 tetorit në Izrael.

Një sulm izraelit që synoj një komandant të Hamasit në kampin e dendur të refugjatëve Jabalya në Gazën veriore ka lënë dëme katastrofike dhe ka vrarë një numër të madh njerëzish, sipas dëshmitarëve okularë dhe mjekëve shkruan CNN, përcjell IndeksOnline.

Të mbijetuarit dhe dëshmitarët okularë folën për skena apokaliptike pas goditjes, e cila grisi një krater masiv në mes të kampit të mbushur me njerëz.

“Po prisja në radhë për të blerë bukë kur papritmas dhe pa asnjë paralajmërim paraprak ranë shtatë deri në tetë raketa”, tha një dëshmitar okular, Mohammad Ibrahim.

“Kishte shtatë deri në tetë vrima të mëdha në tokë, plot me njerëz të vrarë, pjesë të trupit në të gjithë vendin,” tha ai. “Ndihej si fundi i botës.”

Sipas një deklarate të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, sulmi ajror kishte në shënjestër dhe vrau Ibrahim Biari, të cilin e përshkroi si një nga komandantët e Hamasit përgjegjës për sulmin e 7 tetorit ndaj Izraelit, i cili la mbi 1,400 njerëz të vdekur dhe qindra të marrë peng./IndeksOnline/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img