2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sulm terrorist nga ISIS në Zelandën e Re, ekstremisti futet brenda supermarketit dhe sulmon me thikë disa persona

Një sulm terrorist me thikë ka ndodhur në Zelandën e Re, dhe thuhet se është kryer nga ISIS.

Policia në Zelandën e Re e qëlloi për vdekje ekstremistin pasi ai hyri në një supermarket në Auckland dhe sulmoi me thikë disa persona. Mediat thonë se të paktën gjashtë persona u plagosën, ndërkohë që dëshmitarët e pëshkruajnë skenën si horror.

Videot në internet tregojnë blerësit në panik që kërkojnë të largohen nga supermarketi Countdoën në LynnMall në New Lynn.

“Policia mund të konfirmojë që një burrë ka hyrë në një supermarket në New Lynn dhe ka plagosur shumë njerëz. Policia ka gjetur personin dhe ai është qëlluar. Ai ka vdekur në vendngjarje. Ky incident ende po hetohet.” thanë zyrtarët e policisë lokale në një deklaratë.

Kryeministrja Jacinda Ardern e përshkroi incidentin si një sulm terrorist. Ajo tha se burri ishte një shtetas i Sri Lankës i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik. Ajo tha se ai ishte i njohur për agjencitë e sigurisë të kombit dhe po monitorohej gjatë gjithë kohës.

https://youtu.be/G7Dt3221ct0

Nga gjashtë pacientët të dërguar në spital, tre janë në gjendje kritike, njëri është në gjendje të rëndë dhe dy janë në gjendje më të moderuar.

https://youtu.be/3rylCm_LWwk

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img