4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Sulm në një zonë të banuar nga të krishterët në Pakistan, të paktën 4 të vdekur

Autoritetet në Pakistan kanë thënë se persona të armatosur kanë sulmuar një lagje të banuar me të krishterë afër Warsak Dam, që ndodhet në periferi të Peshawarit.
Gjenerali Asim Bajwa ka shkruar në Twitter se kanë qenë katër sulmues vetëvrasës dhe se ushtria “është përgjigjur” duke i vrarë ata.
Korrespondentët i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në mesin e të vrarëve është edhe një civil.

Në mes të militantëve dhe forcave të sigurisë ka pasur shkëmbim të rëndë të zjarrit, ku janë dëgjuar edhe shpërthime.
Ky incident ka ndodhur në orën 6 në mëngjes, sipas kohës lokale. Ngjarja ka ndodhur afër një shkolle publike të ushtrisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img