-0.3 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Sulm në një shkollë në Suedi, 18 vjeçari vret dy gra

Dy gra kanë vdekur pasi kanë qenë “subjekte të dhunës” në një shkollë në qytetin suedez, Malmo, ka thënë Policia.

Një nxënës 18-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje.

Mediat lokale kanë raportuar se nxënësi ka qenë i armatosur me thikë dhe sëpatë, ndonëse Policia ende nuk ka bërë të ditura hollësitë.

Dy gratë, të punësuara në Shkollën Latine të Malmos, janë dërguar në spital, mirëpo kanë vdekur nga plagët e marra.

Rreth 50 persona, nxënës dhe mësues, kanë qenë në ndërtesë kur ka ndodhur sulmi.

“E them me dhimbje të madhe se kemi humbur jetët e dy personave në këtë ngjarje të tmerrshme dhe mendimet tona janë me familjarët dhe miqtë e tyre”, ka thënë shefja policore e Malmos, Petra Stenkula.

Sulmuesi i dyshuar besohet se ka telefonuar ekipet e emergjencës dhe e ka pranuar se ka vrarë dy gra, sipas mediave suedeze.

Policia ka evakuuar shkollën dhe ka bërë kërkime në të, mirëpo nuk ka pasur shenja për pjesëmarrjes tjerë në këtë rast./rel

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img