Sot në Prishtinë në rrugën “Isa Kastrati”, saktësisht në një shkollë, ka ndodhur një sulm fizik.
Policia ka bërë të ditur se B. K, mashkull , 58 vjeç është sulmuar në zyrën e tij derisa lidhur me këtë rast është arrestuar edhe një person, E. M, mashkull, 16 vjeç.
Ndaj të dyshuarit pas intervistimit si dhe marrjes së autorizimit nga ana e Prokurorit të shtetit, policia ka shqiptuar masën e ndalimit policor për 24 orë, për veprën lëndim trupor ndërkohë që hetuesit policor po kryejnë procedurat e nevojshme procedurale.