2.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Sulm me tritol ndaj autokolonës së veturave të Putinit – presidenti rus thuhet se i shpëtoi atentatit

Vetura e presidentit rus, Vladimir Putin thuhet se është “sulmuar” në atë që është një atentat i mundshëm, sugjerojnë raporte të pakonfirmuara.

Sipas raporteve lokale, u dëgjua një “krismë e fortë” nga limuzina zyrtare e liderit rus, ndërsa tymi i rëndë vinte nga afërsia e rrotës së përparme të majtë.

Limuzina e Putinit u tërhoq nga forcat e sigurisë ruse bashkë me presidentin të padëmtuar – por ka pasur arrestime të shumta nga shërbimi i tij i sigurisë, thuhet në raport.

Raportohet se disa nga truprojat janë zhdukur mes pretendimeve se informacionet sekrete rreth lëvizjeve të 69-vjeçarit ishin komprometuar, sipas kanalit Telegram General GVR.

Kremlini ende nuk i ka konfirmuar apo mohuar raportimet, raporton dailystar.

Sipas kanalit anti-Kremlin, Putin po udhëtonte për në rezidencën e tij zyrtare me një autokolonë të gjatë të veturave mes frikës së thellë të sigurisë.

Kjo përfshinte pesë vetura të blinduara, me Putinin në të tretën, sipas pretendimit, raporton euronews, transmeton Telegrafi.

“Rrugës për në banesë, pak kilometra më tutje, vetura e parë e shoqërimit u bllokua nga një ambulancë, [dhe] vetura e dytë e shoqërimit qarkulloi pa u ndalur. Në veturën e Putinit “një zhurmë e fortë u dëgjua nga rrota e përparme e majtë e ndjekur nga një tym i madh”.

Kanali – i cili krenohet se ka burime brenda Kremlinit, por nuk ofron prova të forta për pretendimet e tij – tha se detajet e sulmit të supozuar janë të “klasifikuara”.

“Kreu i truprojës [shërbimit] të presidentit dhe disa persona të tjerë janë suspenduar dhe janë në paraburgim,” pohoi kanali, pa përmendur asnjë prej të dyshuarve.

“Për lëvizjen e presidentit në këtë kortezh dinin një rreth i ngushtë njerëzish dhe të gjithë ishin nga shërbimi i sigurisë presidenciale. Pas incidentit, tre prej tyre u zhdukën. Këta ishin pikërisht personat që ndodheshin në veturën e parë të autokolonës. Për momentin nuk dihet fati i tyre. Vetura në të cilën ata udhëtonin u gjet bosh disa kilometra larg incidentit”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, një numër i aleatëve të ngushtë të Putinit kanë vdekur në aksidente të pashpjegueshme gjatë muajve të fundit, duke nxitur thashethemet se ka lëvizje kundër liderit rus nga brenda Kremlinit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img