Gjashtë persona janë plagosur me thikë në një sulm që ndodhi mëngjesin e sotëm në një stacion të trenit në Paris.
I dyshuari është qëlluar disa herë nga një oficer i policisë dhe është dërguar me lëndime serioze në spital.
Sipas raportimeve polici që qëlloi të dyshuarin ishte jashtë detyrës zyrtare.
Nuk dihen ende arsyet e këtij sulmi, shkruan Sky News përcjell Klankosova.tv
“Gare du Nord” është një nga stacionet më të frekuentuara të trenit që lidh Parisin me Londrën.
Ky sulm vjen një muaj pasi tre persona u vranë dhe tre u plagosën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një qendër kulturore kurde në Paris./Prishtinapress/