5.1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Sulm me dron në zonën ku ndodhet shtëpia e Netanyahut, nuk dihet ku ndodhet kryeministri izraelit 

Një dron i nisur nga Libani goditi një ndërtesë në një lagje në qytetin e Cezera ku ndodhet rezidenca private e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ushtria izraelite njoftoi se tre dronë u gjuajtën në Izrael nga territori i Libanit dhe se njëri goditi një ndërtesë në Cezare. Sipas informacioneve të para, nuk ka pasur të lënduar.

Pamjet e publikuara tregojnë një numër të madh autoambulancash dhe shërbimesh të tjera ndërsa qasja për media është e ndaluar. Zyra e Netanyahut refuzoi të jepte informacion se ku ndodhej ai në momentin e sulmit.

https://x.com/clashreport/status/1847522948086636663

Sulmet me dronë filluan në orët e hershme të mëngjesit duke synuar Tiberinë dhe zonat përreth, me ushtrinë që pretendonte se kishte rrëzuar dy drone. Mbetjet e raketave ranë në Detin e Galilesë.
Kanali Al Hadath i Arabisë Saudite tha se objektivi i sulmit ishte shtëpia e Netanyahut.

Sirenat paralajmëruese ishin aktive edhe në pjesë të tjera të Izraelit, duke përfshirë rajonin Emek Hefer, Tel Aviv dhe zonën në veri të qytetit.

Incidenti ndodhi pak pasi sirenat u aktivizuan në zonën e Gjirit të Haifa, duke paralajmëruar për infiltrimin e dronëve të armikut. Më parë, sirenat në rajonin e afërt Emek Hefer paralajmëruan për avionë armik, për të cilin ushtria tha në atë kohë ishte rezultat i një alarmi të rremë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img