Site icon PrishtinaPress

Sulm me armë në një spital të Stambollit, raportohet për pesë të plagosur

Disa persona të armatosur kanë sulmuar Urgjencën e Spitalit Shtetëror Bahçelievler në Stamboll, duke lënë të plagosur pesë persona.

Të plagosur kanë mbetur dy zyrtarë policor të spitalit, një roje sigurie dhe dy të afërm të pacientëve.

Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në spital dhe mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se plumbat e shumtë kanë goditur edhe xhamat e urgjencës në spital dhe pas kësaj janë marrë masa të gjera sigurie.

Si masë paraprake, në vendngjarje policia ka dërguar edhe një numër i madh i skuadrave të operacioneve speciale dhe policisë.

Të dyshuarit, pas të shtënave me armë zjarri, menjëherë janë larguar nga vendi i ngjarjes me automjetin që kanë ardhur për t’i marrë, raporton en.haberler.com.

Hetimet e shumta kanë nisur nga ekipet e policisë për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Exit mobile version