Një person i armatosur ka vrarë gjashtë persona në një shkollë në qytetin rus të Izhevsk, tha Ministria e Brendshme e Rusisë në një deklaratë në Telegram.
Dega e ministrisë së brendshme në Udmurtia tha se personi i armatosur kishte vrarë veten dhe se 20 persona ishin plagosur si pasojë e këtij sulmi.
Agjencia e lajmeve RIA citoi guvernatorin Alexander Brechalov të rajonit Udmurtia, kryeqyteti i të cilit është Izhevsk, të thoshte se një burrë i paidentifikuar kishte hyrë në shkollë dhe kishte vrarë një roje sigurie. Ai tha se mes nxënësve të shkollës ka të vdekur dhe të plagosur./Prishtinapress/