13.7 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Sulm me armë në Britani të Madhe, tre persona të vrarë, arrestohet autori

Tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Britaninë e Madhe

Dy prej viktimave ishin studentë në Universitetin e Notingam.

Tre të tjerë janë lënduar po në atë zonë pak minuta pas sulmit, pasi një furgon ka tentuar t’i shtypë.

Policia britanike tha se ka arrestuar një të dyshuar, duke shtuar se dyshojnë se këto incidente janë të lidhura. Qendra e Notingamit është mbyllur për publikun dhe ka prezencë të shtuar policore. Një 31-vjeçar është arrestuar nën dyshimet për vrasje, tha policia.

Shefja e policisë në Notingam, Kate Meynell, tha se në këtë rast është përfshirë edhe ekipi kundër terrorizmit i policisë.

Ajo shtoi se aktualisht nuk besojnë se ndonjë person tjetër është përfshirë në këtë incident.

Kryeministri britanik, Rishi Sunak, falënderoi ekipet emergjente që trajtuan këtë “incident tronditës” në Notingam, që është shtëpi e më shumë se 320.000 banorëve. Policia u thirr pak pas orës 04:00, pasi dy persona u gjetën të vdekur në rrugën Ilkeston, që gjendet në jug të qytetit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img