Të paktën 19 persona kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ajror në një shkollë ku ishin strehuar banorë të zhvendosur pranë Khan Younis në Gazën jugore. Të dhënat i bëri të ditura ministria e Shëndetësisë së Palestinës në Gaza.
Sipas kësaj ministrie, Izraeli targetoi portën e shkollës ku ishin strehuar banorët në qytetin e Abasan, duke e cilësuar atë që ndodhi një masakër të tmerrshme kundër qytetarëve të zhvendosur.”
Sipas raportimeve 53 persona të tjerë mbetën të plagosur dhe numri i viktimave pritet të rritet pasi një pjesë e tyre janë ende duke u transferuar në spitalin Nasser në Khan Younis, sipas ministrisë.