4.4 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Sulm kibernetik ndaj shërbimeve shtetërore të internetit, zëdhënësi i qeverisë jep informacione

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se dje dhe sot ndaj shërbimeve shtetërore të internetit në institucione, ka pasur sulme kibernetike nga jashtë Kosovës.

Sipas Kryeziut, sulmi kibernetik nuk ka arritur të depërtojë brenda infrastrukturës së rrejtit kompjuterik shtetëror.

“Dje dhe sot, ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë”, ka njoftuar Kryeziu.

Ai ka thënë se sulmi ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe se tani janë ndërmarrë veprimet konkrete për kthimin në funksion të shërbimeve të internetit. 

“Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrur veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit”, ka shtuar ai. 

Sipas Kryeziut, për momentin, gjendja është stabile.

“Shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre”, ka theksuar ai në fund.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img