1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Sukses i madh në QKUK: Pacientit i ngjitet krahu i amputuar

Labinot Maksuti nga Izniqi i Deçanit, ditë më parë aksidentalisht derisa ishte duke punuar, pësoi lëndim të rëndë në krah.
Praktikisht, krahu i tij ishte shkëputur tërësisht, sa kishte menduar se më kurrë nuk do t’i shihte të dy duart njësoj, raporton KTV.
Por, stafi mjekësor i Klinikës së Kardiokirurgjisë Vaskulare të QKUK-së, ka arritur që me sukses t’ia ngjiste krahun sërish.
Pacienti Labinot Maksuti, i lumtur që po e lëviz dorën, ka thënë se nuk po mund të besojë që kjo po i ndodh sërish.
Drejtues të kësaj Klinike kanë thënë se ky operacion mund të krahasohet me ata të Klinikave më të mira për kësi lloj rastesh, pasi që ishte tejet i ndërlikuar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img