0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Suharekë: Burrë e grua rrahen me njëri-tjetrin, përfundojnë për të disatën herë në Polici

Telashet në familjet kosovare nuk kanë të ndalur. Përditë në Polici raportohen numër i madh rastesh, ku konfliktet mes bashkëshortëve shpesh përfundojnë edhe me dhunë fizike e psikike, për çka nevojitet ndërhyrja e Policisë.

Një rast i tillë ka ndodhur në një familje në rrugën “Maksut Kuqi” në Suharekë.

Këtë herë, një burrë e një grua përfunduan në Polici për të disatën herë me radhë për shkak të problemeve të vazhdueshme që kanë me njëri-tjetrin dhe nuk po arrijnë t’i zgjidhin.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti i fundit dyshohet të ketë ndodhur dje dhe nisi pas një zënke, e cila pasoi me dhunë fizike si në shumë raste të tjera, kur çifti janë rrahur me njëri-tjetrin.

Ngjarja që ndodhi të shtunën u denoncua nga gruaja, e cila bashkë me dy djemtë e saj, kërkuan ndihmë në Polici, ku edhe rrëfeu dhunën dhe telashet me bashkëshortin e saj.

Posa rasti është raportuar në Polici, një njësi policore e ka arrestuar të dyshuarin, i cili më pas është shoqëruar në stacion për intervistim, ku ka dhënë deklaratën e tij në lidhje me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunë në familje”/prishtinapress.net/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img