Një burrë nga Bukoshi i Suharekës ka raportuar se nga persona të panjohur i është djegur shtëpia e tij malore.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës ende nuk ka ndonjë të arrestuar, rasti është duke u hetuar.
Raporti i plotë:
“Fsh. Bukosh, Suharekë NN. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë, se nga persona të panjohur i është djegur një shtëpi malore. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në hetime”.