Komuna e Suharekës i ka ndërruar flamujt në të gjithë lapidarët e që gjenden në qytet e fshatra të kësaj komune, në prag të festës së Pavarësisë së Kosovës.
Lajmin e ka publikuar përmes një postimi në Facebook, kryetari i kësaj Komune, Bali Muharremaj, derisa ka bërë thirrje të respektohen e nderohen ata që u flijuan për lirinë e vendit.
“Respektoni dhe nderoni ata që u flijuan për lirinë tonë.
Nga sot po bëhet ndërrimi i flamujve në të gjithë lapidarët, në fshatra e qytet në prag në Festës së Pavarësisë së Kosovës.
Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Muharremaj.