Site icon PrishtinaPress

Suedia refuzon kërkesën për azil të 168 personave të lidhur me FETO-n

Radioja shtetërore e Suedisë ka bërë të ditur se vendi ka refuzuar kërkesën për azil të 168 personave që kanë lidhje me Organizatën Terroriste FETO, ndërsa ka pranuar atë të 15 personave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Radioja suedeze, duke cituar Zyrën Suedeze për Migrantë, tha se gjitshej 183 persona të lidhur me FETO-n kanë aplikuar për azil, prej të cilëve 168 personave u është refuzuar kërkesa, kurse 15 prej tyre u është pranuar.

Ndërkaq, Ömer Türk, ish-drejtor i një shkolle të FETO-s i cili pas tentativës për grusht shteti më 15 korrik të vitit 2016 kishte ikur në Suedi, ka thënë për radion suedeze kërkesa e tij për azil në Suedi nuk është pranuar dhe se nuk dëshiron të kthehet në Turqi pasi nuk është vend i sigurtë për të.

Nga ana tjetër, në një deklaratë lidhur me çështjen, Carl Bexelius, zyrtar në Departamentin e Migrantëve, tha se nuk shohin problem “në kthimin në Turqi edhe pse mund të jenë simpatizantë të Gylenit” dhe se pranojnë kërkesat për azil vetëm “nëse shohin se rreziku për burgim është i lartë”.

Exit mobile version