1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Suedezëve u kërkohet të punojnë nga shtëpia, të paktën deri në Vitin e Ri – shkaku i coronavirusit

Suedia, e cila ka zbatuar një strategji më pak të rreptë antiCOVID-19, bëri sot thirrje që të punohet nga shtëpia të paktën deri në Vitin e Ri ndërsa vendi ka kaluar pragun e 80.000 të infektuarve.

Masa, e cila synon ndër të tjera, për të zvogëluar bllokimet në transportin publik, duhet të bëjë jetën më të lehtë për ata që udhëtojnë në punë.

Autoritetet suedeze aktualisht janë duke regjistruar një rënie në numrin e rasteve të reja, veçanërisht format e rënda të COVID-19 që kërkojnë kujdes intensiv.

Por Agjencia Suedeze e Shëndetit Publik ka paralajmëruar se nëse rritet numri i kontakteve, rreziku i një përhapjeje të re do të rritet gjatë vjeshtës.

“Ne gjithmonë kemi provuar të zbatojmë masa në planin afatgjatë dhe të tregojmë rezistencë në punën afatgjatë të fitimit të pandemisë”, tha epidemiologu Anders Tegnell në një konferencë për shtyp.

Që nga fillimi i krizës epidemike, vendi ka regjistruar 80.100 raste me COVIDd-19, nga të cilat 318 në 24 orët e fundit.

Një total prej 5.739 njerëz kanë vdekur nga coronavirusi në Suedi, sipas autoriteteve suedeze.

Për dallim nga vendet e tjera evropiane, Suedia nuk ka imponuar asnjëherë kufizim në lëvizjen e popullatës dhe shkollat për fëmijë nën moshën 16-vjeç kanë mbetur të hapura në çdo kohë, ashtu si kafenetë, klubet e natës dhe restorantet.

Agjencia e Shëndetit Publik mbron këtë qasje dhe hedh poshtë masat e marra nga vendet e tjera, duke i konsideruar ato afatshkurtra dhe jo proporcionale me pasojat për shoqërinë.

Në Suedi, vetëm personeli mjekësor është ftuar që të bartë maska mbrojtëse. /kp

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img