2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Subvencionimi i teksteve shkollore, rrjedhin të dhënat personale të 8 mijë aplikantëve në Mitrovicë

Një listë me mbi 8 mijë aplikues për subvencionimin e teksteve shkollore u shpërnda midis prindërve në Mitrovicën Jugore dhe atë Veriore, duke rrezikuar kështu të dhënat personale të rreth 16 mijë personave. Agjencia për Informim dhe Privatësi ka nisur inspektimin dhe u bën thirrje qytetarëve që ta fshijnë listën për të parandaluar keqpërdorimin e të dhënave.

Foto ilustruese

Ministria e Arsimit së fundmi ka hapur platformën e aplikimit për subvencionimin e teksteve shkollore në aplikacionin E-Kosova, pas kësaj tashmë ka shqetësime për rrjedhje të të dhënave personale të aplikantëve.

Krenare Sogojeva – Dërmaku, komisionere e Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ka deklaruar se një qytetar anonim ka njoftuar agjencinë për shpërndarjen e një liste të aplikantëve në komunat e Mitrovicës së Jugut dhe Veriut.

Lista përfshin mbi 8 mijë emra, mbiemra, numra të letërnjoftimit, data të lindjes dhe të dhëna të prindërve, duke përfshirë numrat e telefonit.

Sogojeva ka theksuar se lista nuk është publikuar në internet, por është duke qarkulluar mes prindërve.

Agjencia ka nisur menjëherë inspektimin dhe është duke shqyrtuar çështjen.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që kanë qasje në këtë listë ta fshijnë menjëherë, për të shmangur keqpërdorimin e të dhënave personale.

“Sot në Agjenci kemi pranuar një njoftim nga një qytetar anonim, i cili na ka njoftuar se në komunën e  Mitrovicës së jugut dhe veriut nëpërmjet platformave të komunikimit është shpërndarë lista e aplikantëve që kanë aplikuar për subvencione për librat shkollorë në  këtë listë janë mbi 8 mijë emra mbiemra numra të letër njoftimi data të lindjes si dhe të dhëna të prindërve duke përfshirë numrat e telefonit”, ka thënë ajo.

Aktualisht, rreth 16 mijë persona janë potencialisht të rrezikuar nga shpërndarja e këtyre të dhënave.

”Kjo listë nuk është bërë publike në internet mirëpo është duke qarkulluar mes prindërve dhe agjencia me të marrë njoftimin ka filluar menjëherë inspektimin dhe janë në shqyrtim të çështjes. I bëj thirrje të gjitha qytetarëve që mund të kenë qasje përmes këtyre platformave të komunikimit në lista të tilla menjëherë t’i fshijnë, sepse çdo përcjellje e kësaj liste përmes këtyre platformave është në rrezik se këto të dhëna të dalin në internet dhe atëherë normalisht që mund të bëhen keqpërdorim të të dhënave personale dhe kemi të bëjmë me të dhëna të ndejshme që janë të dhënat e fëmijëve.  Rreth 16 mijë persona janë potencialisht rrezik i shpërndarjes së të dhënave personale në internet…Pra, kemi të bëjmë vetëm me dy komuna”, ka deklaruar ajo.

Sogojeva ka potencuar se dokumenti ishte shpërndarë për qëllime informimi, por shpërndarja e tij mund të çojë në keqpërdorim të të dhënave.

“Çështja është se nuk kanë rrjedh nga aplikimi në E Kosova, mirëpo kemi listë që është bërë në një dokumentin Exel dhe ky dokumentin është shpërndarë për qëllimin e njoftimit të prindërve rreth aplikimit, qëllimi nuk ka qenë i keq, mirëpo shpërndarja e tillë çon deri te keqpërdorimi dhe rrezikimi i të dhënave”, ka deklaruar ajo në Radio Dukagjini.

Edhe pse ky sistem është kritikuar për menaxhimin e dobët të informacionit dhe rrezikun e keqpërdorimit të të dhënave, Ministria ka vazhduar ta përdorë atë edhe këtë vit, pa adresuar plotësisht shqetësimet e ngritura nga ekspertët dhe qytetarët.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img