Site icon PrishtinaPress

Subvencionimi i faturave të rrymës për familjet e cenueshme, mbi 72 mijë përfitues

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se mbi 72 mijë familje kanë përfituar nga subvencionimi i faturave të energjisë elektrike në kuadër të masës mbështetëse për familjet e cenueshme.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një video të publikuar në Instagram, njofton Klankosova.tv.

Kjo masë mbështetet financiarisht edhe nga Bashkimi Evropian.

“Familjet përfituese subvencionimin mund ta shohin qoftë nga llogaritë e tyre online me furnizuesin e energjisë elektrike apo edhe gjatë ditëve në vijim kur i pranojnë faturat në formë fizike”, tha Murati.

“Gjithsesi, aplikimet vazhdojnë të jenë në eKosova vetëm se duhet të kihet parasysh pra që kriteret duhet të plotësohen dhe për të përfituar duhet që famlija të ketë më pak sesa 100 mijë euro vlerë të pronave të palujtshme që anëtarët kanë në pronësi”, shtoi ai.

Exit mobile version