Site icon PrishtinaPress

Subvencioni për ngrohje, Rizvanolli: Në thirrjen e dytë ka disa ndryshime

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli në një konferencë për media ka folur për subvencionimin e eficiencës së energjisë për qytetarët.

Ajo u shpreh se në thirrjen e dytë, pos kritereve që kanë qenë, ka edhe disa ndryshime.

“Jo të gjithë e kanë shfrytëzuar të drejtën, që do të thotë se kemi mundësi ta rihapim thirrjen dhe të përfitojnë edhe një numër më i madh sesa që kanë fituar deri më tani. Tani në thirrjen e dytë përveç kritereve që kanë qenë dhe kategorive që kanë qenë, janë edhe ndryshimet në vijim, në përputhje me kërkesat e qytetarëve. Sa i përketë qytetarët që janë në skemën sociale, është rritur subvencioni për inventer nga 40 për qind e vlerës me maksimum 400 euro, deri në 60 përqind të vlerës ose jo më shumë se 550 euro”.

Ajo u shpreh se janë në komunikim të vazhdueshëm me komunat dhe qendrat sociale.

“Për stufat individuale me biomasë dhe për klimat inventer, këtyre kategorive do të mundësohet që të aplikojnë dhe të subvencionohen me profaturë. Gjithashtu jemi në komunikim me komunat dhe qendrat sociale, në mënyrë që qendrat për punë sociale të shohin mundësitë për t’u ofruar mbështetje qytetarëve gjatë aplikimit në platformën e-Kosova. Për nënat vetushqyese kemi paraparë gjithashtu një subvencion më të lartë për stufat individuale me biomasë deri në 90 për qind e vlerës investive jo më shumë se 560 euro”, ka thënë Rizvanolli.

Exit mobile version