Site icon PrishtinaPress

Subvencionet për efiçiencë të energjisë, Kurti: Janë mbështetur mbi 9 mijë familje

Ministria e Ekonomisë ka mbajtur ceremoninë e lansimit të “Thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë në investimin në pajisje shtëpiake efiçiente dhe sistemin diellor për ngrohjen e ujit sanitar”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se kjo përveçse do të mundësojë uljen e kostove financiare, do ta bëjë edhe reduktimin e emetimit të gazrave serrë.

Ai ka thënë se programi i efiçienës ndikon edhe në aspektin ambiental dhe është kursimtar për buxhetin familjar, duke shtuar se janë mbështetur mbi 9 mijë familje e për herë të parë nënat vetushqyese.

“Në vendin tonë intensiteti energjetik është tri herë më i lartë se sa shtetet anëtare të BE-së, ky numër duhet të ulet dukshëm andaj fokusi nuk është vetëm rritja e kapacitetet prodhuese, por edhe në rritjen e efiçiencës së energjisë. Përveç që ndikon në uljen e kostove financiare, ndikon në reduktimin e emetimit të gazrave serrë”.

“Përmes masave tona kemi mbështetur mbi 9 mijë familje, duke ua subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente në ngrohje. Për herë të parë në vendin tonë u kemi dhënë përkrahje nënave vetushqyese”, ka theksuar ai.

Exit mobile version