0Shares

Luis Suarez do t’i mungojë ekipit në finalen e Kupës së Mbretit.

Uruguaiani qëlloi me bërryl Koken e Atletico Madridit në takimin e mbrëmshëm ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë, respektivisht të kuqin.

Pas takimit sulmuesi pohoi se ndihet keq që do të mungojë takimin e 27 majit, transmeton Telegrafi.

“Nuk e qëllova. Jam shumë i mërzitur që do të mungoj në finale. Kartoni im i verdhë ishte për ndërhyrjen e parë që bëra”, ka thënë Suarez.

Barcelona siguroi një biletë në finale në saje të fitores si mysafirë 2-1, megjithëse barazoi parashikuesve të vetë me rezultat 1-1.

Ndryshe, katalonasit për trofeun e Copa del Rey do të takohen me njërin prej skuadrave mes Celta Vigos dhe Alavesit, të cilat sonte do të takohen në ora 21:00.

https://youtu.be/Ay9JXwJoFO8