Futbolli nuk është i njëjtë pa Lionel Messin. Kështu shprehet bashkëlojtari i tij te Barcelona, Luis Suarez.
Komentet e uruguaianit vijnë pas kthimit të argjentinasit te përfaqësuesja e tij, ku menjëherë ishte vendimtar pikërisht në ndeshjen ndaj Uruguait.
“Kampionatet Botërore dhe Kupat e Amerikës do të ishin më të dobëta pa të”, është shprehur Suarez për Goal.
“Turnetë më të mëdha botërore kanë nevojë që pjesë e tyre të jetë futbollisti më i mirë në botë – ky është një rezultat i mirë për të gjithë”, ka shtuar ai.