Luis Suarez është përshëndetur me tifozët e Gremios në ndeshjen e fundit që e zhvilloi kundër Vasco de Gama të dielën në mbrëmje.
36 vjeçari do ta vazhdojë karrierën e tij tek Inter Miami, pasi janë duke u rregulluar detajet e fundit të kontratës, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
Marrëveshje në mes të uruguajanit dhe klubit amerikan do të jetë një vjeçare, me mundësi të vazhdimit të saj.