Site icon PrishtinaPress

“Stupcat” thumbojnë pushtetin e Vetëvendosjes përmes humorit

“Stupcat” kanë thumbuar Qeverinë Kurti, përmes skeçit të fundit.

Në skeçin e ri, Gjyla shkon për t’u vaksinuar bashkë me shoqen e saj, teksa tenton që të hyjë pa rend, madje edhe të zgjedh vaksinën.

“Çfarë vaksine e doni, Pfiezer, AstraZeneca, çfare?”, e pyet mjeku me ironi.

Ndërsa, Gjyla duke buzëqeshur i përgjigjet “Ma e mira, ajo që e ka marrë Albini”.

Por, pasi që mjeku e refuzon, Gjyla e merr telefonin në duar dhe kinse flet me ‘nipin’ Glaukun, i cili e ndihmon që ta marrë vaksinën ashtu siç dëshiron.

Madje, Gjyla zgjedh edhe vendin se ku ta marrë, pa i bërë asnjë kundërshtim mjeku.

 

 

 

Exit mobile version