Një ngjarje e pakëndshme duket t’i ketë ndodhur së fundmi grupit të njohur humoristik, ‘Stupcat’.
Vedat Bajrami dhe Osman Azemi kanë qenë së fundmi duke udhëtuar së bashku me makinë në shtetin gjerman, teksa në një prej momenteve ata kanë tejkaluar shpejtësinë e paraparë për zonën ku ata po vozisnin.
Ata kanë marrë dënimin për tejkalim të shpejtësisë për 21 kilometra në trafik dhe kjo iu ka ardhur e shoqëruar me fotografinë e shkrepur nga radarët që kanë vërtetuar këtë tejkalim të djemve.
“Kur të kap blici në Gjermani, dënimi të vjen në shtëpi dhe të thahet xhepi. Kujdes bashkatdhetarë, mos u ngutni”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e fotografisë së publikuar në Instagram.