0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Stuhitë në Francë – shtatë persona mbyten në detet e Mesdheut

Të paktën shtatë persona janë mbytur në detet e trazuara të Mesdheut në jug të Francë, kanë deklaruar autoritetet.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, ata u tërhoqën në det derisa notuan në shtatë plazhe – pavarësisht paralajmërimeve për ujëra të rrezikshëm.

Detet u trazuan nga stuhitë dhe erërat e forta.

Pesë persona, në moshën 60-70-vjeçare vdiqën në pesë plazhe në Herault, në jug-perëndim. Dy burra të tjerë, të moshës 58 vjeçare dhe 71 vjeçare, u mbytën në dy plazhe në Bouches-du-Rhone, më në lindje.

Shërbimet e urgjencës në Herault thonë se ata u përpoqën të shpëtonin 12 persona që po mbyteshin jashtë plazheve në Agde, La Grande-Motte, Marseillan, Serignan dhe Vias. Shtatë u shpëtuan, por pesë vdiqën.

“Unë nuk mund ta kuptoj se si njerëzit hynë në ujë kur detet ishin të trazuar. Ishte një ditë dramatike për rajonin tonë”, tha Jordan Dartier, kryebashkiaku i Vias, ku një burrë u mbyt pasi thuhet se ra nga shkëmbinjtë. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img