Një stuhi e fuqishme ka ndodhur në Komunën e Podujevës.
Reshjeve të mëdha të shiut dhe breshërit është raportuar nga banorët.
Por rënia e breshërit duket se u ka shkaktuar dëme koxha të mëdha banorëve të kësaj komune, shkruan Insajderi.
Më saktësisht në fshatin Lluzhan të Podujevës banorëve ua ka dëmtuar serën pothuajse kretjtësisht.
Sic ka raportuar një banor i këtij fshati për Gazetën Insajderi ua ka dëmtuar ckado që ka gjet përpara.
“Ka dëmtuar kallamoqin, grurin, pasulin, qepët, specat, domatet dhe çfarë ka gjetë para”, tha një banor i fshatit Luzhan të Podujevës.