Site icon PrishtinaPress

Stuhia e paralajmëruar, eksperti i emergjencave: Drejtoritë komunale duhet t`i njoftojnë qytetarët

Drejtor Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka vlerësuar se pas paralajmërimeve të Instituti Hidrometeorologjik të Kosovës për stuhi është dashur të reagojnë edhe komunat.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në këtë rast drejtoritë komunale për emergjenca dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave duhet që t`i njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në bazë të përgjegjësive ligjore që i ka, bazuar në ligjin për veprimtaritë hidrometeorologjike, ka bërë paralajmërimin e duhur me dhënien e informatave në lidhje me stuhit dhe rrufet, që mund ta godasin vendin tonë gjatë ditës së sotme. Ndërsa, organet përgjegjëse, në këtë rast Drejtoritë Komunale për Emergjenca dhe Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave, duhet që me kohë të njoftojnë qytetarët për kujdes të shtuar, gjatë këtyre fenomeneve natyrore”, ka shkruar Ahmeti.

Exit mobile version