Site icon PrishtinaPress

Stuhia e borës, mbi 200 mijë familje pa energji elektrike në Bosnjë

Ballkani është përfshirë nga moti i keq ditët e fundit, ku stuhia e borës ka shkaktuar shumë probleme në disa zona.

Kryesisht në Bosnjën veriperëndimore dhe qendrore, qytetet dhe fshatrat pësuan ndërprerje të vazhdueshme të energjisë, kanë bërë të ditur dy ndërmarrjet e energjisë elektrike të vendit, raporton Reuters.

Reshjet e borës kanë pushuar të mërkurën, kur popullsia katolike po feston Krishtlindjet, por shumë rrugë mbetën të bllokuara, duke ndërprerë hyrjen në qytete dhe fshatra.

“Ekipet tona janë në vend gjatë gjithë kohës, duke bërë gjithçka në fuqinë e tyre”, ka thënë Jelena Markoviç, zëdhënëse për kompaninë e shpërndarjes Elektroprenos BiH. Shumica e linjave të transmetimit janë në zona të paarritshme, sipas saj.

Në Kroacinë fqinje, ekuipazhet e emergjencës kanë thënë se shpëtuan 48 persona.

Në Slloveni, autoritetet kanë thënë se erërat e forta dhe bora e bënë të pamundur që një helikopter shpëtimi të arrinte një alpinist hungarez i cili është bllokuar në Alpe që nga e diela.

Exit mobile version