4.8 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Buy now

spot_img

​Stuhia e borës godet SHBA, anulohen 9000 fluturime, qindra rrugë të bllokuara

Temperatura të ulëta janë parashikuar nga Jugu deri në lindje, në Europën Veriore bora paralizon qarkullimin. Një pjesë e Shteteve të Bashkuara është goditur nga një stuhi e fuqishme dëbore, me temperatura të ulëta, stuhi dhe ngrica.

Bora ka rënë deri në jug deri në Arizona, New Mexico dhe pjesë të Kalifornisë, dhe në veri në Idaho. Stuhia pritet të lëvizë ngadalë nga lindja në të gjithë SHBA-në në verilindje, ku paralajmërimet për mot të keq janë në fuqi gjatë gjithë kësaj jave.

Paralajmërimet për stuhi ishin në fuqi për pjesë të Wyoming, Montana, South Dakota dhe Nebraska këtë javë. Parashikohen deri në 60 cm borë dhe erëra të forta me shpejtësi 60 km/h. Stuhi priten edhe në Dakotën e Veriut.

Autoritetet u kanë bërë thirrje njerëzve që të grumbullojnë rezerva ushqimore dhe të mos udhëtojnë gjatë kësaj jave për shkak se autostradat mund të mbyllen si pasojë e ngricave. Shkollat në Idaho, Dakota e Jugut dhe Nebraska kanë pezulluar mësimin deri në një paralajmërim të dytë.

Sipas FlightAware.com vetëm të hënën dhe të martën në zonat e goditura nga moti i keq në SHBA u anuluan më shumë se 9000 fluturime. Shumë rrugë janë bllokuar pasi trashësia e borës ka shkuar mbi 60 cm.

Meteorologët e cilësuan stuhinë si tepër të fuqishme krahasuar me vitet e mëparshme dhe iu kërkuan qytetarëve që tregojnë kujdes të shtuar dhe në ditët në vijim pasi më e keqja ende nuk ka ardhur.

Paralajmërimet për stuhi nga Shërbimi Kombëtar i Motit janë në fuqi në Montana, Wyoming, Dakotën e Jugut dhe Nebraska dhe Kolorado./Prishtinapress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img