Site icon PrishtinaPress

Studiuesi serb i Gjuhës Shqipe: Duhet të lihet pas e kaluara

Borivoje Laziq, studiuesi serb i Gjuhës Shqipe, ka folur për dy sulmet e fundit që ndodhën në Serbi.

Laziq thotë se ajo që  ka ndodhur është e keqe, teksa shton se tragjedi të tilla nuk kanë komb.

Ai shton se duhet të provojmë të bëjmë gjëra të mira në Ballkan, dhe sipas tij, të lihen gjërat e këqija pas.

“Unë mendoj se patjetër që të përqendrohemi të provojmë të bëjmë gjëra më të mira në Ballkan dhe të lëmë edhe sulme dhe të gjithë gjërat e këqija që kanë ndodhur këtu dhe të shkojmë në të ardhmen”, u shpreh Laziq në Info Magazine në Klan Kosova.

“Mendoj që kur ka ndodhur lufta këtu në Ballkan mendoj që kemi faj edhe ne edhe shqiptarët, tash s’ka rëndësi tani jemi. Kjo që ka ndodhur këtu është shumë keq, mendoj që tragjedi të tilla, nuk ka komb, nuk ka besim, në të vërtet të gjithë duhet të jemi së bashku. Kjo mund të ndodhë edhe në Kosovë dhe në Shqipëri dhe në tërë botën”.

 

Exit mobile version