1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Studiuesi i famshëm përkrahë Kurtin: I duhet mbështetje në konfrontimin me Serbinë

Francis Fukuyama, një nga studiuesit politik më të njohur aktualisht në botë, ka postuar një cicërim mbështetëse për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Twitter.

Fukuyama, i njohur për librin e tij kontrovers “Fundi i Historisë dhe Njeriu i Fundit”, por gjithashtu edhe për librin “Shtet-Ndërtimi” ku trajton problemet e vendeve në zhvillim me administratën publike, të cilën e quan “vrima e zezë” ka shkruar se Kurti meriton “mbështetje”.

“Kam takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, në Athinë muajin e kaluar. Ai meriton mbështetje në konfrontimin e tij aktual me Serbinë”.

Fukuyama, njëjtë si Kurti, ishte folës në forumin e The Economist, muajin e kaluar të mbajtur në Athinë.

Studiuesi i shkencave politike kohëve të fundit ka qenë shumë prezentë edhe në shtetet e Ballkanit Perëndimor, veçanërisht në Maqedoni të Veriut.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës do të duhej nga data 1 gusht të fuste në funksion dy masa: zëvendësimin e tabelave serbe me iniciale të qyteteve të Kosovës me tabela RKS dhe gjithashtu lëshimin e fletës së bardhë si dokument shtesë dhe i domosdoshëm për serbët që kalojnë nga Serbia në Kosovë.

Vendimi filloj zbatimin, por vetëm përkohësisht, sepse pas acarimit të situatës, ndërkombëtarët intervenuan duke kërkuar mos-zbatim të këtij vendimi edhe për 30 ditë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e pranoi vendimin dhe tani do kërkohet një zgjidhje në Bruksel.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img