Site icon PrishtinaPress

Studiuesi Gjergji: Një shkollë shqipe në Kosovë daton 300 vjet para mësonjëtores në Korçë

303 vjet para mësonjëtores së parë shqipe në Korçë pretendohet të jetë hapur një shkollë tjetër shqipe, në fshatin Stubëll të Vitisë.

Historikun e shkollës që daton rreth tre shekuj para mësonjëtores së Korçës, me rastin e ditës së mësuesit, e shpjegoi studiuesi, Sarë Gjergji.

Iniciativa për themelimin e shkollës në zemër të Vitisë, sipas Gjergjit ishte iniciativë e Vatikanit.

“Është vendim i Vatikanit për të dërguar dy emisarët e vet Aleksander Kumolloviqin dhe Tomaso Raxhën, dy njerëz që i kanë dëruar në vatra të krizës, dokumentet tregojnë rrugëtimin e tyre deri këtu”, ka thënë Gjergji, transmeton RTV Dukagjini.

Para se themelet të vendosen në kodrinën e fshatit Stubëll, të deleguarit e Vatikanit sipas studiuesit Gjergji vizituan disa vendbanime shqiptare.

“Bashkudhëtarët apo shoqëruesit që janë tre shqiptarë, dhe njëri nga ata është Armando Duka, do të thotë cilësohet me emër. Fillimisht e vizitojnë Lezhën, Malësinë e mbi-Shkodrës, Prizrenin, Novobërdën (Artanën) dhe mandej Malin e Zi të Shkupit, dhe këtu kosntatohet se këtu është vendi i përshtatshëm sepsë këtu nuk vijnë ende turqit dhe është në mes të zonës”, ka vijuar Gjergji.

Themelet e Kolegjit të Shën Llukës në shekullin XVl fillimisht u vendosën në hyrje të fshatit.

“Nga viti 1584, që ka qenë në hyrje të varrezave të Stubllës, të varrezave këtu afër. Ndërkaq në këtë objekt ku jemi sot mësimet janë transferuar në vitin 1896..ndërkaq librat në gjuhën shqipe ruhen nga viti 1664”.

Germat shqip shumë nxënës e më pas mësues në shumë shkolla të Kosovës i mësuan deri para fillimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë shtëpi më 1939 nga komunistët jugosllavë u pushkatua mësuesi i fundit i kësaj shkolle, Engjull Zefi.

Nga viti 2010, kjo shkollë është shndërruar në muze, ndërkaq është futur edhe në listën e aseteve të Trashëgimisë Kulturore për Mbrojtje të Përhershme.

Exit mobile version