3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Buy now

spot_img

Studimi tregon moshën në të cilën gratë tradhtojnë më shumë, por edhe se kanë më pak pendim se burrat

Një studim norvegjez interesant tregoi se rreth 15 për qind e grave të martuara i tradhtojnë burrat e tyre të paktën një herë, ndërsa rreth 20 për qind e burrave i tradhtojnë partnerët e tyre.

Gratë e suksesshme me të ardhura të larta janë më të gatshme për të flirtuar dhe për të përdorur hijeshitë femërore te meshkujt tjerë, ndërsa studiuesit besojnë se arsyeja për këtë është vetëbesimi më i madh, pikëpamja më liberale dhe mundësitë më të mëdha që u jepen në krahasim me femrat e rritura në frymën tradicionale dhe me profesione më pak të paguara.

“Si për gratë ashtu edhe për burrat, fuqia vepron si një afrodiziak dhe është një supozim i gabuar që gratë ndihen më fajtore për shkak të tradhtisë bashkëshortore, aq më tepër, ato kanë më pak pendim pas tradhtisë bashkëshortore”, ka thënë udhëheqësi i studimit, profesori Joris Lammers nga Universiteti i Tilburgut.

Kush tradhton një herë, tradhton edhe herëve të tjera

Religjioni dhe besimet morale nuk janë aq të lidhura me gatishmërinë e një individi për ta tradhtuar partnerin e vet, në raport me rastin, mundësinë dhe fuqinë.

Përveç kësaj, hulumtimi ka vërtetuar se fillimi i të 30-tave është mosha më e zakonshme e jetës në të cilën gratë tradhtojnë dhe kjo shpjegohet me zvogëlimin e fertilitetit dhe me fokusimin në aspektet seksuale të lidhjes, kur meshkujt nuk gjykohen më sipas parimit “a do të ishte një baba i mirë për fëmijët e mi”.

Kolumnistja britanike, Diana Appleyard, thekson se ka ende opinione të ndryshme në shoqëri për tradhtinë e meshkujve dhe femrave, dhe derisa një mashkull do të justifikohet nga një dëshirë seksuale më e fortë duke përfituar nga një mundësi, madje edhe duke u joshur nga një femër; femrat që tradhtojnë paraqiten si planifikuese dhe të pandjeshme, si dhe “shkatërruese” familjesh.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img